E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shkarkimet e disa sekretarëve/ Komisioni i Rithemelimit të PD: Injoroni njoftimet pa vlerë juridike

Komisioni i Rithemelimit të PD iu ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet “pa asnjë vlerë juridike” të kryedemokratit Lulzim Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në 18 dhjetor.

 

“Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për ‘shkarkimin’ e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike. Kultura e perjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë