Subscribe

Mbi 20 punonjës të shërbimit diplomatik janë shkarkuar nga detyra këtë të martë.

 

Ministri në detyrë I Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, në një deklaratë për shtyp deklaroi se këta punonjës nuk e kryenin detyrën siç duhet pasi nuk kanë aftësitë e duhura.

 

Cakaj beri te ditur se ka ardhur koha që t’I jepen fund emërimeve politike në adminsitratë ndërsa njoftoi ngritjen e një grupi pune për të kontrolluar trupën diplomatike.

 

Cakaj tha se do të ripërtërijë të gjithë administratën dhe se kushdo që ka dëshirë mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e trupës diplomatike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *