E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në gjyq grupi i Amant Josifit, akuzohen për mashtrime të mëdha përmes “call center”

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e abuzimeve me “call center”.

5 të akuzuarit janë pjesë e grupit të Amant Josifit, për të cilin SPAK është dakordësuar me autoritetet spanjolle që hetimin ta bëjnë ato.

Mashtrimi ka të bëjë me kriptovalutat me një dëm prej 6.1 milionë euro ndaj qytetarëve të huaj.

SPAK ka dërguar për gjykim këta persona: Adrian Korriku, Irisa Puca, Merxhan Çeliku, Endri Bulku dhe Erlind Cekaj, të akuzuar për tre vepra të rënda penale.

Në bashkëpunim me autoritetet spanjolle janë gjendur dhe sekuestruar në posedim të Amant Josifit edhe subjekte tregtare të administruar nga ai, si dhe familjarëve të tij e po ashtu disa llogari bankare që kishin më shumë se 2 milionë euro./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë