Zjarri I rënë në sipërfaqet pyjore pranë fshatrave Cerje dhe Rakickë në pjesën shqiptare të Prespës është vënë më në fund nën kontroll.
Pas dy ditësh nga shfaqja masive e tij është aritur të shuhen flakët dhe të ndale dëmet e mëtejshme.
Avionë të ardhur ndihmë nga Greqia bënë të mundur shuarjen e këtij zjarri masiv, si dhe reshjet e shiut që filluan të bien pasditen e së martës në zonën e Pustecit e Devollit.
Nga një konstatim paraprak rezulton se zjarri ka dëmtuar rreth 40 hektarë me pyll dushku dhe sipërfaqe kullosore në afërsi të fshatrave Cerje dhe Rakickë. Kjo vatër zjarri e krijuar nga përhapja e flakëve që nga tjetër e kufirit vazhdoi për gati 48 orë.
Me gjithë përpjekjet e shërbimit zjarrfikës, policisë kufitare dhe banorëve të zonës terreni I vështirë e pengoi shuarjen e shpejtë të flakëve me përhapje të gjerë. Ky rast zjarri rezulton se ka shkaktuar pasojat më të rënda këtë sezon vere në rajonin e Korçës.






