E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

Elvis Babaliu, 41 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Reklamë

Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.

Lënda narkotike kanabis e ndarë në doza, që iu gjet Babaliut u sekuestrua./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë