Policia italiane ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

 

Të gjithë aktivitetin e tij, shkruan mediat italiane, shqiptari e zhvillonte nga shtëpia dhe dyqani ku punonte.

 

36-vjeçari është i njohur për autoritetet italine, pasi një vit më parë ishte arrestuar për një sasi të madhe droge.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shqiptari është përplasur me karabinerët. Në momentin kur këta të fundit i drejtuan prangat, 36-vjeçari i goditi me grusht.

 

Atij iu gjetën 127 gram kokainë si dhe mjete për të paketuar dozat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *