E diel, 18 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shiste automjetet që merrte me qira, përfundon në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit zyrtar, 40-vjeçari shiste automjetet që merrte me qira. Ai rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Reklamë

“Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Reklamë

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë