E diel, 18 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv”, Rama: Do godiste Kryeministrinë

Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të rënda gjatë deklaratës së tij për protestat në Tiranë, duke pretenduar se në zhvillimet e fundit janë të përfshirë edhe elementë kriminalë.

Rama deklaroi se dy ditë më parë ishte neutralizuar një dron me eksploziv, i cili, sipas tij, kishte si objektiv goditjen e Kryeministrisë dhe ndezjen e zjarrit në oborrin e brendshëm të godinës.

Reklamë

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një plan me pasoja potencialisht të rënda dhe përjashtoi mundësinë që, sipas tij, një veprim i tillë të ishte ideuar apo ndërmarrë nga të rinjtë dhe studentët që protestojnë.

 “Aty brenda është dhe krimi. Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. S’ka rini dhe s’ka student që i shkon mendja dhe jo më që ta vërë në jetë këtë plan. Është një dorë e huaj”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.