Pesë persona kanë rënë në prangat e polcisë pasi shisnin kokainë në kryeqytet.

 

Pas infromacioneve të siguruara në rrugë operative se një grup personash me banim në Laç shisnin lëndë narkotike në kryeqytet policia ndërmori aksionin policor “Stafeta”.

 

Gjatë operacionit u arrestuan shteteasit:

 

– Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;

– M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;

– A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

 

Këta shtetas sipas policisë, tregëtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele, lëndë narkotike të llojit kokainë të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit.

 

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

 

Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

 

Pesë të arrestuarit akuzohen për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

 

Ndërkohë në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjse së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja arrestoi në flagrancë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, dhe shtetasin me inicialet Xh. N., 22 vjeç, banues po në Laç

 

Sipas policisë ky shtetas u arrestua në aksin rrugor të “Rinasit” pasi teksa është ndaluar për kontroll në pjesën e kroskotit iu gjet një qese me kanabis.

 

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë për “Moskallzim krimi” dhe pasagjeri D. N I cili ndodhej në makinë me 22 vejçarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *