E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shisnin heroinë në shkollat e Tiranës, rrjeta zë “Peshkun”

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tregëtonin drogëra të forta në shkollat e Tiranës.

 

Shtetasit e arrrstuar janë E.S., 45 vjeç, banues në Tiranë I njohur ndryshe me pseudonimin “Peshku” dhe F.Z., 25 vjeç.

 

Reklamë

Të dy shtetasit e arrestuar, sipas policisë, kanë qenë të dënuar më parë.

 

Operacioni “Rrjeta” kishte nisur qysh prej ndëntorit 2018 nërsa bëhet me dije nga policia se janë ndjekur metoda special hetimi.

 

Gjatë arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë