Autoritetet britanike kanë vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, pasi akuzohen për shpërndarje dhe trafik kokaine.

 

Gjykata në Manchester të Anglisë vendosi  të dënojë me 5 vjet e 2 muaj burg shqiptarin 29-vjeçar Berti Ruko dhe me 4 vjet e 3 muaj burg 30-vjeçarin Artan Merkaj.

 

Sipas policisë britanike Ruko u shpall fajtor edhe sepse mbante dokumente të rreme identiteti; ai ishte arrestuar më parë në korrik 2015 në kuadrin e një ohetimi për shpërndarjen e drogës në qëndër të qytetit dhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe, por kishte hyrë në vend ilegalisht.

 

Në kohën e arrestimit, telefoni i tij ishte konfiskuar dhe hetimet vërtetuan se telefoni i tij përdorej për trafikun e drogës.

 

Po ashtu policia angleze zbuloi edhe një bllok ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet shkonin afro 30 mijë paund në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *