Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka shkruar me neveri për 53-vjeçarin Kabuli Hunda nga Gjirokastra, i cili u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, e cila ishte dhe e afërmja e tij.

 

Ai shtron pyetjen se çfarë duhet bërë me këtë kategori njerëzish që pasi denoncohen, arrestohen dhe vuajnë dënimin prej vitesh, lihen sërish të lirë.

 

Postimi i plotë:

SHIHENI KETE FYTYRE!

SI KY, PARA TIJ, PAS TIJ, KISHTE, KA, DO KETE!

CDO BEJME ME KETA?

Jane ky soji i kodosheve ne moshe qe nuk kane skrupuj, nuk i ndal gjaku, fisi, fara, epshi i tejkalon, nuk e permbajne dot ose nuk duan ta permbajne, keshtu jane “zënë”, te poshter e perverse, e shohin vajzen-te mitur madje, gruan, si preh te lehte, te dobet, me te cilen mund te besh cte duash, madje mos ta leshosh per nje jete tjeter, ta shantazhosh, te vijosh ta dhunosh, te perdoresh turpin apo turperimin e tyre publik si mburoje per ndyresine qe eshte!

Tani, ky e keta, nje dite me fat denoncohen, arrestohen, gjykohen, denohen me 8, 9, 10 ja edhe 12 vite dhe pas tyre jane te lire, si te gjithe;

Nderkohe kane shkaterruar jeten e nje vajze, nje familjeje;

Ky, keta do vijojne te jetojne si kodoshe, “kopila te medhenj”, por vajza, vajzat, te shenjuara nga ai turpi ne femijeri prej ketij soji!

Ndaj perseri dua te pyes:

CDO BEJME ME KETE SOJ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *