Subscribe

Presidenti Ilir Meta doli para komisionit hetimor parlamentar të ngritur ndaj tij duke dhënë arsyet që e cuan në shfuqizimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Përvec informacioneve që Meta tha se kishte pasur për trazira të mëdha në protesten e opozitës në datën 8 qershor, Kreu I Shtetit  tha se pati edhe dy arsye të tjera që e cuan në shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Së pari, ai tha se ka pasur një precent të Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njerit në Strasburg në vitin 2015 që dënonte Bullgarinë me gjobë pikërisht se nuki kishte dhënë mundësi disa personave të garonin në zgjedhjeve. Procesi, vetëm me një palë, është fiktiv shtoi Meta.

 

 

“Nuk deshiroja te mbaja nje fjalim para komisionit, pasi te gjitha aktet e mija jane publike. Sic është ai për dekretimin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit ashtu dhe ai i 13 tetorit për zgjedhje të përgjithshme. E gjykova tepër të arsyeshme e të domosdoshme për të qenë këtu në radhë të parë për të treguar respekt ndaj institucioneve por se dyti edhe sepse Kuvendi e ka dhënë gjykimin e tij përmes rezolutës së tij, por edhe për të dhënë disa të dhëna të tjera që mendojnë se do shërbejnë. Po nis me çështjen e parë. Duhet të keni parasysh se nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çdo të thotë të zgjedhësh. Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut si e vetmja gjykatë e interpretimit të kësaj konvente, në vitin 2015 ka marrë një vendim për rishqyrtimin e një çështjeje të ngjashme, të Bullgarisë. Dhe gjykata ka arsyetuar se e drejta e votës e garantuar nga neni 3 e limituar nuk është e limituar në zgjedhjen e një kandidati dhe hedhjes së një kandidati. Pra të thuash zgjedhjet me një kandidat do të thotë të jesh në një proces fiktiv. Dhe për këtë çështje Bullgaria është dënuar me një gjobë. Kështu që është shumë e qartë që presidenti republikës duke nxjerrë një dekret për anulimin e zgjedhjeve ka mbrojtur të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur zgjedhjet me një kandidat.

 

 

Por Meta, këmbënguli se një tjetër arsye e fortë e vendimarrjes së tij për shtyrjen e datës së zgjedhjeve është edhe procesi I integrimit dhe hapja e negociatave që sipas, Presidentit nuk mund të kalojë përmes zgjedhjeve jo demokratike dhe jo gjithëpërfshirëse.

 

 

Së dyti Shqipëria ka detyrime, pasi ka një marrëveshje me Konventën Europiane, nëse do të eci përpara sa I takon ecurisë së integrimit europian. Pra përveç Kushtetutës kemi këtë Konventë të Stabilizim Asoccimit që e detyron Presidentin që të mbrojë demokracinë. Dhe së treti, Presidenti Republikës e ka për detyrë se kushdo tjetër e më shumë se qeveria që të garantojë vazhdimësinë e detytrimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, e për këtë arsye mandate I Presidentit është 5 vjeçar e i qeverisë 4. Çdo lloj afati është sekondar. Kjo është sa I takon anës kushtetuese e Ligjore. Përsa I takon aspekteve të tjera, njëra përj tyre është siguria publike e kombëtare, por mund tiu them se Presidenti I Republikës ka patur informacione sin ë rrugë zyrtare por edhe nëpërmjet burimeve të tjera për destabilizim në vend. Po kështu unë si President kam prioritet interesant kombëtare dhe interesi më I madh I vendit është procesi I integrimit. Hapja e negociatave nuk mund të garantohet me zgjedhje jo demokratike. Edhe në konsultimet me partnered ndërkombëtar kjo gjë është saktësuar, se procesi I integrimit duhet të kalojë edhe përmes zgjedhjeve të lira dhe te ndershme, si dhe gjithëpërfshirëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *