Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Sherri që nisi në rrjetet sociale përfundoi me vrasjen e 15-vjeçarit, i jepet sot lamtumira adoleshetit, do të prehet në vendlindje

5 Dhjetor 11:42

Erjon Boba, 15 vjeç, i cili u godit me thikë nga një 14-vjeçar 9 ditë më parë në Durrës, ndërroi jetë në spitalin e Traumës më 4 dhjetor.

I mituri do të përcillet sot për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, në Bulqizë. Në lagjen ku familja Boba rrinte me qira, në zonën e ish Kënetës, banorët shprehen me dhimbje për ngjarjen e rëndë.

“Na erdhi shumë keq. Tragjedi shumë e rëndë. Duhen që të marrin masa, edhe shteti për të tjerët. Po ndodhin ngjarje të rënda shumë shpesh”, thotë një banor.

“Mësuesit duhet ta kontrollojnë fëmijën. Përgjegjësi më të madhe ka prindi. Gjë tjetër nuk dimë, si njerëz janë të mirë”, thotë një banore tjetër.

Edhe pronarja e shtëpisë, ku familja Boba banon me qira, shprehet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur te një familje shumë e mirë, me të cilët ajo njihet prej vitesh.

“Djalë i urtë, i sjellshëm”, thotë ajo.

15-vjeçari u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pak pas mesditës së 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.

Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.

Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar me iniciale M.K për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata ranë dakord të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
durres erion boba

Nga e njëjta kategori

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot lamtumira 16-vjeçarit nga Kosova, dyshohet se u vra me armë

më shumë...

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime në Beograd

më shumë...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

më shumë...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull për paqen dhe stabilitetin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:14

Ëndërronte të bëhej mjek, i jepet sot...

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.