Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s: Ura mbi...

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg...

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e Gjermanisë ka...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet...

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku...

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri...

Sherri në Elbasan mes militantëve/ Bardhi nxjerr emrat: Do japin përgjigje, ju siguroj

15 Mars 16:50

Gazment Bardhi u shpreh se pas përleshjes mes militantëve socialistë dhe demokratë dje në Elbasan, ende nuk ka ndonjë reagim nga Edi Rama dhe Taulant Balla, duke theksuar se ata heshtin në “mbrojtje të bandës”.

Përmes një deklarate për mediat, Bardhi deklaroi se “eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard” janë identifikuar dhe ato janë: Pjerin Xhuvani, Kelmend Xhaferri, Nino (emri), Marsel Rrokaj, Eris  Skilja, Ernaldo Metaj dhe Gezim Rusi.

“Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dje, ku banditë me rekorde kriminale që ishin shpura e Edi Ramës, dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin në shesh për të festuar Ditën e Verës me Kryetarin e Opozitës.  Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetëra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve. Gjithë Shqipëria e ka mësuar ngjarjen e shëmtuar, miqtë tanë ndërkombëtarë po ashtu. Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim. Pse nuk ka një komunikim nga Policia, përse nuk ka transparencë se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë dje. Jua them unë: Nuk kanë në burg asnjë prej agresorëve, asnjë. Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve. Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë: 1. Pjerin Xhuvani 2.  Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor 3.  Nino (emri) 4.  Marsel Rrokaj 5.  Eris Skilja 6.  Ernaldo Metaj 7.  Gezim Rusi. Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën.

Për Bardhin, kreu i qeverisë ka nxjerrë në fushë bandat e krimit të organizuar për të përballuar zgjedhjet e 25 prillit.

“Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet, edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër. Nga dëshpërimi i humbjes Edi Rama ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar. Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë. Por sot duam t’i bëj të qartë, Edi Ramës, Taulant Ballës, banditëve që i rrethojnë, si dhe drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të rrethit. Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është një lojë. Eshtë çështje serioze e zbatimit të ligjit. Dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat edhe 41 ditë. Fiksojeni mirë: 41 ditë! Nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Elbasan Gazment Bardhi Militante

Nga e njëjta kategori

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg Poli Boriçin

më shumë...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku i Maliqit: Jam i paqartë për statusin e bashkisë!

më shumë...

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: Verë e zezë për Shqipërinë, siguria publike ka dështuar!

më shumë...

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish policia: Viktima portugez, jo francez! Hetohen dy turqit që po transportonin vrasësin e dyshuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

2:49

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6...

2:42

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

2:41

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri...

2:36

Ky gabim që bëni kur prisni shalqirin...

2:16

Reforma e re territoriale e bashkon me...

2:16

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në...

2:11

KE për hapjen e urës mbi Ibër:...

2:11

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti...

2:04

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen...

1:47

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD:...

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.