Policia e Lezhës ka zbardhur dinamikën e sherrit të djeshëm të ndodhur pranë rethrrotullimit të katedrales së qytetit.
Policia ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe ka arrestuar dy prej tyre, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Lexo edhe :
Related Posts
Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe Ervin Nika, 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale, Kevin Ndoka, 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç.
Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonaj, ku më pas Margjonaj, bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin Fatjon Gjini dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim./vizionplus.tv







