Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, ku disa persona u përplasën me sende të forta.

Dyshohet se në konflikt u përfshinë 6 persona. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të lënduar disa persona, njëri prej të cilëve po merr trajtim në spital. Bëhet fjalë për E. K. 32 vjeç.

Ndërkohë, është bërë i mundur shoqërimi i 5 personave të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt.

Në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri, pistoletë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *