Subscribe

Çfarë do të rimbursohet sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave lidhur me barnat kundër Covid dhe kush do të përfitojë nga kjo situatë. Kjo është diskutuar në Spotlight nag Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku ka patur një përplasje lidhur me recetat që jepen në fazën e parë.

Dëfrim Goma, sekretar i Urdhrit të Farmacistëve përballë ekspertit të shëndetit Gjergj Koja është shprehur se antibiotikët janë dhënë që në fazën e parë. Nga ana tjetër Koja ka drejtuar thirrjen se gjithë shqiptarët nuk duhet të marrin antibiotikë në fazën e lehtë të Covid-19.

Goma: Në fazën e lehtë që thonë, që ka brenda Azotrimicinë, Vitaminë C, Vitaminë dhe Aspirine, nuk e mbulon kjo 1650 lekëshi, ndaj kjo shuma do jepet për rimbursim për Covid apo rimbursim barnash.

Koja: Në fazën e lehtë jepet antibiotic? Ku e ke gjetur këtë? Merre lexoje protokollin

Goma: I kam recetat pafundësisht. Ku e ke protokollin pra?

Koja: E ka mjeku I familjes

Goma: Gjeje! E çfarë ka? Ka vitamina? Ti do rimbursosh vitamina?

Koja: Në fazën e lehtë nuk jepet antibiotikë. Ta marrin vesh tërë shqiptarët. Nuk ka antibiotikë në fazën e lehtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *