Jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe yjet duhet të përballen me mosmarrëveshjet dhe përleshjet mes fqinjëve.

 

Kjo ka ndodhur edhe me Robbie Williams dhe Jimmy Page, të cilët janë në mosmarrëveshje sepse ish- solisti  i grupit “Take That” do të dëshironte të ndërtonte një gardh midis pronës së tij dhe asaj të ish-kitaristit të Led Zeppelin. Ky është vetëm kapitulli i fundit i një grindje të gjatë që ka vazhduar për shtatë vite me radhe mes tyre.

 

Robbie Williams deshiron qe te ngreje me lart muret anesore te viles se tij per efekt privatesie, duke pretenduar se nderhyrja nuk demton kurresi pronen e komshiut te tij Jimmi Page.

 

Mirëpo ky i fundit nuk është dakort me këtë gjë, duke përsëritur të njëjtën skenë të viteve më parë.

 

Në vitin 2015, në fakt, Robbin Williams dontë të bënte punime në bodrum, mirëpo kitaristi i famshëm i Led Zeppelin i dërgoi leter autoriteteve duke pretenduar se ndjehej i bezdisur nga zhurma e madhe e punimeve.

 

Autoritetet e zvarriten disa vite përgjigjen dhe në fund dhanë leje që Willimas të bënte punime, por vetëm me dorë dhe me zhurma minimaliste.

 

Aq e fortë ishte përplasja mes dy fiqnjeve, yje të botës së kultures, saqë në vitin 2017, atij iu desh të kërkonte falje publike për insinuatën se Jimmy Page ishte i sëmurë mendor./Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *