Subscribe

Buxheti, ekonomia, taksat, shtresat në nevojë, këto ishin disa nga pika që shkaktuan debat mes të ftuarve këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Ndërsa të ftuarit po debatonin se buxheti 2025 nuk shkon për qytetarët por te koncensionet, moderatorja Borakaj pyeti se çfaër do të bënte ndryshe opozita nëse fiton zgjedhjet në 2025-ën.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti tha se nëse opozita vjen në pushtet gjëja e parë që do të bëjë do të ishte anullimi i kontratave koncensionare.

Por për ekspertin e ekonomisë, Eduart Gjokutaj, këton janë premtime boshe, pasi nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, duke rikujtuar premtimet e bëra nga PS në vitin 2013-të, por pas ardhjes në pushtet asnjë kontratë nuk u anullua.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë do të bëni ju nëse vini në pushtet në vitin 2025?

Teliti: Do të anullojmë të gjitha koncensionet.

Borakaj: Kështu tha dhe PS, por nuk i anulloi dot.

Gjokutaj: Po flet dot nuk e bën dot, më thuaj një kontratë që anulloi Ps në vitin 2013.

Teliti: Unë po them çfarë do bëjmë ne, jo çfarë bëri PS. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *