Një rast dhune në familje është regjistruar në Lushnjë, ku babai ka goditur djalin e tij me sende të forta.
Autori është arrestuar, teksa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. /vizionplus.tv