E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri! Arrestohen autorët

Një sherr mes të rinjve ka përfunduar në të shtëna më armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Gjatë konfliktit një 25-vjeçar ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Reklamë

25-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij  janë vënë në pranga, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

* A. H., 19 vjeç, banues në Vlorë;

* M. A., 25 vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë