E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me kaçavidë

Një sherr ka ndodhur këtë të premte në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë. Dy të rinj, Edison Goga 35 vjeç dhe Besmir Brahimi 40 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gjatë përplasjes, Brahimi ka nxjerrë një kaçavidë dhe ka goditur Gogën në dorë, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.

Reklamë

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar pas incidentit. I plagosuri është paraqitur në polici për të bërë kallëzim penal ndaj autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë