Disa të rinj janë përplasur fizikisht mesditen e kësaj të diele në një lokal në qytetin e Vlorës. Njëri prej të rinjve, i cili kishte një armë zjarri me vete, ka tentuar që të qëllojë në drejtim të personit me të cilin është konfliktuar.

Mirëpo, në momentin kur është përpjekur të nxjerrë armën e zjarrit, i ka rënë në tokë, pa mundur ta shkrepë. Më pas, ata kanë ndjekur njëri-tjetrin me vrap, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *