Tre persona janë plagosur si pasojë e një sherri që ka ndodhur në një burg në Greqi. Sipas mediave greke pjesë e sherrit kanë qenë të burgosur shqiptarë dhe pakistanezë.

 

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Chanias në Kretë, ku si pasojë e sherrit një prej të burgosurve ndodhet në gjendje të rëndë, kurse dy të tjerë janë në gjendje më të mirë.

 

Ndër të tjera mediat raportojnë se sherri ka ndodhur në momentin kur të burgosurit po hanin vaktin e ngrënies.

 

Ndërkohë sherre të tilla në burgjet greke janë të shpeshtë dhe pjesë e tyre protagonist janë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *