E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherri me thika në parkun “Rinia” në Korçë, autori në burg! Detyrim paraqitje për të tjerët

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 54-vjeçarin Dritan Pino, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” ndaj dy personave.

Kërkesa për këtë masë sigurie u bë nga Prokuroria e Korçës, e cila argumentoi rrezikshmërinë e lartë të veprës dhe mundësinë e përsëritjes së saj. Gjykata e miratoi kërkesën, duke lënë në qeli Pinon pa një afat të caktuar.

Ndërkohë, për 9 persona të tjerë të përfshirë në të njëjtin konflikt, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, gjithashtu në përputhje me kërkesën e prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë më parë në një lokal në Parkun “Rinia” në Korçë, ku një sherr masiv përfshiu disa persona, duke përfunduar me 3 të plagosur. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka degraduar në dhunë fizike me sende të forta dhe mjete të mprehta.

Reklamë

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë individuale të të përfshirëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë