Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri me thika në Gramsh.

 

 

Burime bëjnë me dije se Andi Dragoti, banues në fshatin Nartë është nisur me urgjencë dret Spitalit të Traumës pas plagëve të mara.

 

 

Të njëjtat burime thanë se autori është Feta Bezati, 28-vjeç.

 

 

Bezati është vënë në prangat e Policisë.

 

Gramsh

Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *