Pesë persona, shumica të rinj janë përfshirë në një sherr me sende të forta mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjin “5 Maji”.

 

Në incidente janë përfshirë 3 djem që po lëviznin në këmbë me dy të tjerë që ishin në lëvizje me një makinë.

 

Sherri ka nisur për shkaqe banale, për bllokimin e rrugës.

 

Të rinjtë janë konfliktuar me sende të forta ( me xham) dhe dy prej tyre janë dëmtuar, një në krah e tjetri në këmbë, por nuk raportohet të kenë probleme për jetën.

 

Makina është bllokuar nga policia dhe po punohet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 01.07.2023, rreth 20:15, në rrugën “5 Maji”, në afërsi të një shkolle private, shtetasi A. D., për motive të dobëta dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç, dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Si pasojë janë dëmtuar lehtë me mjet prerës (xham) shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë kaluar për mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *