Subscribe

Në listën e 472 shërbimeve që nga sporteli fizik kalojnë në atë elektronik, janë edhe ato që ofrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kryeministri Edi Rama ishte në zyrat e saj për të parë ecurinë e këtij procesi që synon deri në fund të vitit që çdo shërbim shtetëror të kalojë online, përmes aplikacionit e-albania.

Secili nga sportelistët është trajnuar për t’u dhënë ndihmë qytetarëve se si mund të kryejnë elektronikisht çdo procedurë që lidhet me QKB-në.

Një komunikim kreu i qeverisë e pati edhe me qytetarët që ishin në pritje për të kryer procedurat përkatëse.

 

Nga sot do ta keni të mundur ta bëni punën pa ardhur këtu fare, mjafton të hyni te portali, tek QKB të bëni aplikimin dhe nga sot nuk do të keni nevojë të sillni dosjet që keni në duar, ku të ketë dokumente shtetëror, pasi të gjitha do të duhet ti marrë për ju vetë QKB-ja dhe kështu në shërbimet e tjera. Ju thjeshtë duhet të aplikoni dhe të vendosni dokumentet private. Pastaj përgjigjen e merrni në kohë, regjistrimin e biznesit e bëni në pak minuta.Vetëm pak minuta online në kompjuter apo celular, duke klikuar vetë nga kudoqoftë (brenda ose jashtë vendit) ose me një ndihmë të parë në sportel, përmes https://e-albania.al, mund të kryen procedurat e nevojshme që deri dje kërkonin kohë e mund zyrë më zyrë. Ky proces rrënjësisht transformues do të lehtēsojë ndjeshëm sidomos biznesin e vogël, duke i hequr qafe shpenzimet e ecejakeve dhe biznesin nē tërësi natyrisht.

 

Nga Ministrja e Financave, Anila Dedaj, kryeministri kërkoi:

 

Ju vijoni krasitjen e dokumenteve…duhet të jetë e thjeshtë, shumë elementare. Ato dokumente që kërkohen pa fund janë vetëm problem për njerëzit, pasi krijojnë stres dhe zvarritje brenda administratës. Kështu që këto kohë një muaj apo dy asistoni në sportel, pastaj do të mbyllet sporteli. Duhet ndryshuar koncepti që nga drejtuesi, është koha për të lehtësuar maksimalisht proceduat dhe për të hequr malin me dokumente që u kërkohen njerëzve” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *