Shërbime spitalore Shqipëri-Kosovë, ministrja Spahiu zhvillon një vizitë në spitalin e Gjakovës

Shqipëria dhe Kosova synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin për trajtimin e pacientëve nga të dyja anët ë kufirit. Mes propozimeve është forcimi i shërbimit të dializës në Kukës, që pacientët të marrin trajtim më pranë vendbanimit të tyre. Propozimi u diskutua gjatë vizitës së ministres së shëndetësaisë, klodiana spahiu në Spitalin e Gjakovës.
“Kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit, kam parë aty nevojat që ato kanë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse që ju keni realizuar që ato shërbimet e munguara që janë atje të merren në mënyrë të përkryer në spitalin e Gjakovës, të Prizrenit dhe në spitalin universitar të Prishtinës dhe ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas”, tha Klodiana Spahiu, ministre e Shëndetësisë
Marrëveshja ekzistuese u mundëson pacientëve nga zonat kufitare të Shqipërisë të trajtohen në spitalet e Kosovës, sipas Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, palët pritet të punojnë për të tjera marrëveshje.
“Pres me padurim që përtej pjesës së shërbimeve të kemi edhe marrëveshje konkrete në të cilat u dakorduam që sa më shpejt të fillojmë dhe të punojmë në to, në mënyrë që këto marrëveshje t’ju shërbejnë sa më mirë qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit”, tha Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë së Kosovës
Në takim u diskua edhe shkëmbimi i përvojave mes mjekeve dhe forcimi i kapaciteteve spitalore.




