Subscribe

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta kujtuan veprën e jashtëzakonshme të shqiptares së madhe Nënë Tereza, në Ditën e saj të Shënjterimit.

 

Kreu i qeverisë postoi një video me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës për të kujtuar madheshtinë e saj.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/659154068059131/

 

Ndërsa Meta vec videos, e shoqëroi mesazhin e tij edhe me një postim me të gjatë, të cilin e kishte nisur gjithashtu me një nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës.

 

 

Mbase ju nuk jeni të uritur për një copë bukë, por ndoshta është dikush atje në familje që është i padëshiruar, pa dashuri, pa kujdesje, i harruar. Atje është dashuria! Dashuria fillon nga shtëpia juaj! Një dashuri që është e vërtetë, dhemb! Kjo është ajo çfarë unë solla për ju. T’i jepni njëri-tjetrit më shumë dashuri!” – SHËN NËNË TEREZA

 

 

Kreu i shtetit shtoi se vepra e Shën Terezës është frymëzim për një Shqiperi më humane dhe të dhembshur ndaj cdo qytetari në nevojë.

 

 

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin, varfërinë, vuajtjet dhe vështirësitë e përditshme.Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *