E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 12 minuta më parë
Video · Vendi

Pas Shëngjinit, flakët përfshijnë pyjet edhe në Velipojë

Megjithëse u duke se situata u normalizua, vatra zjarri janë riaktivizuar serish ne Shëngjin. Flake dhe tym janë parë serish ne zonën turistike te Ranes se Hedhun. Afro 110 forca te ushtrisë janë ende ne terren, për te mbajtur nen kontroll situatën. Pas Shëngjinit edhe Velipoja është përfshire nga zjarret. Në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë u konstatua një vatër zjarri. Si pasojë e erërave të forta, në pak orë u përfshinë nga flaket hektarë të tërë me pyje. Mësohet se situata është përkeqësuar edhe shume gjate mesditës. Zjarri ka rrezikuar hotele e banesa në afërsi të bregdetit të Rrjollit. Fora te shërbimit zjarrfikës dhe te ushtrisë jane angazhuar tashme per te shuar flaket. Ashtu si ne rastin e Shëngjinit, dyshohet per zjarrvenie te qëllimshme. Nje vatër zjarri eshte shfaqur kete te shtune edhe ne pyjet e Oroshit ku eshte dashur ndërhyrja nga ajri e nje helikopteri.

Më shumë video

Reklamë