Subscribe

Banoret e “5 Majit” depozituan një kallëzim ne Prokurorinë e Posaçme, pasi  kundërshtojnë shembjet e banesave të tyre që preken nga projekti i rindërtimit dhe rikualifikimit urban.

 

Përfaqësues të njësisë administrative numër 8 kallëzuan penalisht kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj, kreun e Kadastrës, si dhe drejtues të tjerë të lartë.

 

Avokatja e banorëve tha se banorët kërkojnë që të ndalet aksioni i IKMT deri në zgjidhjen e problemit. Ajo vuri në dukje se nuk ka një akt marrëveshjeje që tregon se kur dhe ku do të strehohen banorët.

 

ADRIANA KALAJA

AVOKATE

 

“Argumentuam para SPAK se aty nuk ka ndërtim për efekt të tërmetit, pasi asnjë nga banesat enë 5 maj nuk janë prekur nga tërmeti. Nuk është një projekt për interes publik.  Sipas provave që disponojnë do të ndërtohen disa kulla. Marrëveshja që i është ofruar banorëve është diskriminuese e pa bazuar në ligj dhe nuk ka në konsideratë interesat e banorëve. Është një dokument që nuk prodhon efekte ligjore. Efektet e policisë kanë qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Nuk mundet që me një shkresë të pabazuar në ligj ti dërgohet shkresa policisë. Ligji e përcakton qartë se duhet të ketë një vendim prishje që ne e kemi përcaktuar si shkelje flagrante.”

 

Vetë banorët thonë se do ta vazhdojnë betejën e tyre ligjore, edhe në Strasburg.

 

Kallëzimi në SPAK vjen pas protestave të vazhdueshme të banorëve të “5 Majit”, atyre të Paskuqanit dhe Laprakës, si dhe pas takimeve që ato kanë pasur gjatë kësaj  jave me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Rama.

 

Për banorët, gjithçka është folur mbetet në kuadër të një premtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *