Një mur mbrojtës në rrugën nacionale Burrel -Skuraj është shembur në segmentin e Shkopetit, duke rrezikuar shembjen e gjithë rrugës.

Muri ishte në rrezik prej disa vitesh, ndërsa reshjet e ditëve të fundit e kanë dëmtuar akoma më shumë.

Pas këtij problemi ka ndërhyrë firma mirëmbajtëse e cila ka nisur punën për ndërtimin e murit të ri.

Deri në përfundimin e punimeve asnjë mjet i tonazhit të rëndë nuk do të mund të Qarkullojë në rrugën Burrel – Skuraj pasi do të ndalohen nga policia.

Aksi që do të shërbejë për këto automjete do të jetë ai nga Ura e Matit – Rrëshen – Milot e anasjelltas./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *