E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Video · Vendi

“Shell” kërkon naftë në Shpirag

Pas dy vitesh negociata, qeveria shqiptare dhe kompania holandeze Shell arritën marrëveshjen për të nisur kërkimet për naftë edhe në bllokun 4 në Shpirag.

 

Kërkimi i naftës do të kryhet në tre faza ndërsa investimet arrijnë 42.5 milion euro. Nga kjo marrëveshje pritet të hapen 100 vende të reja pune në zonë.

 

Reklamë

Sa i përket përfitimeve të Shqipërisë në rast së zbulimit të rezervave, kontrata parashikon që nuk do të pritet deri në mbulimin e plotë të kostove nga ana e kompanisë, por pjesërisht do të nisë ndarja e fitimit që në fazën e parë të nxjerrjes së naftës.

 

Por kryeministri Rama shfrytëzoi këtë marrëveshje me investitorët holandez për të theksuar faktin se Shqipëria nuk është një vend i kriminalizuar sikundër ka shprehur shqetësim vendi partner.

 

Kontrata do të jetë e vlefshme per 25 vite në rast të zbulimit te rezervave të naftës, me të drejtë zgjatjeje.

Më shumë video

Reklamë