Deputeti i PD, Tritan Shehu e ka cilësuar si një orientim drejt lindjes politikën ekonomike të Shqipërisë pas emërimit të Eduard Shalsit në krye të ministrisë së Sipërmarrjes.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu duke u ndalur tek investimet në vend, akuzon qeverinë se me emërimin e një ministri pro ekonomisë lindore, po kërkon të thellojë krizën e investimeve perëndimore në vend.

 

“Emerimi i Shalsit ne postin e Ministrit te Mbrojtjes se Sipermarjeve ka per qellim forcimin e maredhenieve ekonomike e shkembimeve me Kinen, me qellim nje afrim edhe politik me kete vend, per te “care bllokaden”, qe Perendimi po i ben keto vite qeverisjes se Rilindjes. Shalsi prej kohesh njihet edhe prej partnereve tane si nje “pilaster” i lidhjeve me Kinen, qe po punon per te “cvendosur” ekonomine e Shqiperise drejt Lindjes. Pa dyshim ky eshte nje sinjal tjeter i forte politik ne panik i Kryeministrit ne braktisje, si dikur Hoxha, por qe bije qartesisht ndesh me politikat amerikane e europiane, me interesat jetike te vendit tone. Nqs prej 5 vitesh nuk ka asnje invetim serioz Perendimor ne Shqiperi, shkaku jane politikat shkaterruese te kesaj Qeverie, vizioni i saj Lindor, elemente te cilat Kryeministri kerkon t’i thelloje nepermjet mesazherit te tij per deri ne Kinen e larget.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *