Dashamir Shehi deklaroi gjatë emisionit “Real Story” në Vizion Plus se nuk prêt që këtë të martë presidenti Meta të zgjidhe krizen politike në tryezën e paralajmeruar me partitë e vogla të opozitës.

Lideri I LZHK shtoi se nuk prêt që kërkesat e formuluara nga koalicioni I partive të qëndrës së djathtë, të zgjidhen brenda ditës. Madje sipas tij për të vënë në zbatim pikat e këtij plani duhet që të ulen në tryezë të gjitha partite.

Shehi deklaroi se lëvizja e partive të vogla të opozitës për tryeze me Metën bëhet në të njëjtën linjë me objektivat e PD.

 

Ne jemi ne nje linje me PD. Kerkesat tona, jemi te bindur qe nuk zgjidhen brenda dites. Do te duhen kohe qe te analizohen dhe te vihen ne zbatim.  Padyshim qe per zbatimin e ketij plani do duhet te ulen ne tryeze te gjitha partite. Askush nga ne nuk pret qe neser, gjate takimit me Presidentin, te gjendet zgjidhja per krizen. Rendesi ka qe ta konsumojme kete hap.

 

Shehi iu pergjigj edhe deklaratave te Taulant Balles se zgjedhjet nuk do te shtyhen.

 

“Uroj qe PS ti marre 61 kryetaret e bashkive meqe kane deshire te hyjne vete ne zgjedhje. Megjithate e kemi bere ne si demokrate dikur kete gabim ne 1996, dhe e beme pastaj se cfare ndodhi ne 1997. Nese do behen pa opoziten, te jeni te sigurte se situata do agravohet, tensionet do rriten dhe do vi nje dite pastaj qe do riperseriten. Brenda asaj qe duan ta quajne opozite sot, ka shume Patoza.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *