E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shehi peng gabimet, pret lajme të mira për kupat e Europës

Skënderbeu do të luajë të dielën ndeshjen e fundit të sezonit, kur të presë në shtëpi ekipin e Luftëtarit.

 

Reklamë

Trajneri Orges Shehi që doli në konferencë shtypi një ditë para kësaj ndeshjeje,  tha se nuk diskutohet fitorja në këtë përballje me Luftëtarin.

 

“Jemi të fokusuar te kjo ndeshje, por edhe në takimet e tjera që do të luhen të dielën, nga të cilat varet edhe pjesmarja e Skënderbeut në kupat e Europës”

 

Ai shprehu keqardhje për ato që i konsideroi si gabime të vogla gjatë sezonit, por që ndikuan dhe ngritën pikëpyetje mbi përfaqësimin e Skënderbeut në Europë.

 

“Do të më vinte më shumë keq nëse KAS jep një vendim pozitiv për klubin dhe ne nuk arijmë të renditemi në një vend për kupat e Europës”.

 

Sidoqoftë, për teknikun e skuadrës korçare rëndësi ka lajmi i mirë nga KAS, edhe në rast se Skënderbeut i dështon ky sezon për pjesmarje në kompeticionin europian të futbollit. Për Skënderbeun janë rikuperuar Radas dhe Bregu që pritet të aktivizohen nga fillimi kundër Luftëtarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë