Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka afat deri në 24 shkurt për të arritur një marrëveshje me partitë aleate, pasi ky është momenti final për regjistrimin e koalicioneve.

Të gjitha partitë që janë pjesë e koalicionit opozitar kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje, si e vetmja rrugë që sigla e tyre të mbijetojë pavarësisht se do të garojnë me listë të përbashkët kandidatësh. Sipas kryetarit të LZHK Dashamir Shehi , qe u intervistua nga Vizion Plus,ka ardhur koha që Basha të mbyllë negociatat me kryetarët e partive aleate e të përcaktojë qarqet ku ata do të garojnë për të nisur edhe fushatën zgjedhore.

 

DASHAMIR SHEHI

KRYETAR I LZHK

 “Opozita ka nevojë njëherë që të mbyllë këto thashethemet parazgjedhore shpejt e shpejt, a ka mundësi brenda gjysmës së shkurtit që të ngelen 60-70 ditë puro për fushatë. Kjo është e para të mbyllë pjesën e administratës zgjedhore. E dyta pastaj është që brenda një programi të madh që ka bërë partia demokratike të identifikojmë 5-6 pika që janë kryesore e mbi të cilat do të shkojmë t’ia përsërisim elektoratit shqiptar, këto që janë gjërat që mbeten.”,tha ai per Vizion Plus.

 

Sipas Shehit 25 prilli është momenti më i mirë që koalicioni opozitar të kthehet në pushtet

 

“Ky është i vetmi, nuk ka më opozitë. Pas kësaj dite për Shqipërinë fillon putinizmi, vjen Erdogani, nuk ka më. E dyta dhe kolegët opozitarë duhet ta kuptojnë, nëqoftëse nuk bëhen gati këtë vit të rezistojnë kundër rikthimit të diktaturës nesër do të jetë shumë vonë.”

 

Shehi ka artikuluar per Vizion Plus një paralajmërim të fortë për liderët e opozitës nëse koalicioni humbet në 25 prill.

 

“ Edhe disa nga këta kolegët opozitarë që mendojnë se mund të rrinë gjithmonë në opozitë si shefa është ide e gabuar kjo. Ditën që opozita nuk ka një fitore, dhe një fitore të madhe këtë radhe e nesërmja do të jetë shumë e vështirë.”

 

Deri më tani Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen me kreun e PAA Agron Duka por ende bisedimet vazhdojnë me të gjithë aleatët e tjerë, veçanërisht me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin të cilët për shkak të peshës elektorale të partive që drejtojnë kërkojnë më shumë se një vend të sigurtë në listën e kandidateve për deputet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *