Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka hedhur poashtë mundësinë se opozita do të bëjë një marrëveshje me qeverinë.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehaj ka deklaruar se opozita nuk u largua nga Parlamenti për të rritur pazarin e as për të marrë pushtetin në tavolinë por sepse do zgjedhje të lira.

 

“S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *