E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shehaj pasi humbjet zgjedhjet për kreun e PD: Mirënjohës atyre që më mbështetën

Pas humbjes në garën për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e mbështetën dhe i besuan votën  e tyre.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Shehaj shprehu mirënjohje ndaj vëzhguesve.

 

Reklamë

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë.”

 

Pas Bashës, Shehaj ishte renditur i dyti më i votuar, duke marrë 6038 vota në total.

Vazhdo të lexosh

Reklamë