E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve betohet para Metës: Do shërbej me ndershmëri

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Rushit Begaj u betua sot para Presidentit Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit, Begaj duke vënë dorën mbi Kushtetutë, u zotua para Presidentit.

Reklamë

“Betohem se do t’i bindem Kushtetutës e ligjeve, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

Duke i dorëzuar dekretin e emërimit, Meta theksoi se edukimi dhe specializimi I Begaj në fushën e mjekësisë është një vlerë e shtuar që do ta ndihmojë atë në ushtrimin me përgjegjshmëri të lartë të kësaj detyre, veçanërisht në kushtet e përballimit të sfidave të kohës për Forcat tona të Armatosura, si pjesë e NATO.

Vazhdo të lexosh

Reklamë