Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka paralajmëruar se pandemia do të shkaktojë një depresion edhe më të madh se kriza financiare e vitit 2008, nga e cila nuk do të shpëtojë as ekonomia si misionit të FMN në një intervistë nga Uashingtoni, posaçerisht për Vizon Plus thotë se sa më shumë të zgjasë kjo situate, aq më shumë do të vonojë rikthimi i normalitetit ekonomik.

 

 

JAN KEES MARTIJN

 

SHEF I MISIONIT TE FMN PER SHQIPERINE

 

 

Në të gjithë botën, vendet po përballen me një krizë humanitare nga pandemia dhe nga një impakt ekonomik negativ, për shkak të përhapjes së Covid-19. Pandemia pritet të çojë në një depresion që do të jetë më i madh se kriza globale financiare e 2008. Shqipëria gjithashtu është e ndikuar, jo vetëm nga ndërprerja e aktivietit eknomik por edhe nga vendet me të cilat ka marrëdhënie tregtare. Nuk kemi ende një skenar sa do të jetë efekti, por sa më shumë të zgjasin masat shtrënguese aq më shumë kohe nevojitet që ekonomia dhe sektorë kryesore siç është turzimi  të rimarë veten.

 

Një ditë më parë, bordi i FMN miratoi një mbështetje financiare për vendet e ballkanit perëndimorë, që për Shqipërinë arrin në 174 milionë euro, për të përballuar krizën nga pandemia dhe tërmeti. Këto para, thotë shefi i misionit, do të jepen menjehërë dhe pa kushte.

 

 

JAN KEES MARTIJN

 

SHEF I MISIONIT TE FMN PER SHQIPERINE

 

Bordi i FMN miratoi mbështjeten për të tre vendet e ballkanit perëndimorë, ku Shqipërisë ju akorduan 174 mln euro. Bordi e ka dyfishuar nivelin e mbështetjes që është në dispozicion për këto vende, duke bërë që këto para të jepen menjëherë. Dua të sqaroj se nuk kemi të bëjmë me një financim tipik nga FMN. Paratë janë për mbështje buxhetore dhe pa kushtëzime.

 

Por FMN, nepermjet Vizion Plus, apelon se qeveria duhet të vijojnë me planin e rindërtimit, ndërsa në 2021 me kthimin e situatës në normalitet, duhet ti rikthehet uljes së borxhit publik.

 

JAN KEES MARTIJN

 

SHEF I MISIONIT TE FMN PER SHQIPERINE

 

Si çdo vend tjetër edhe Shqipëria po përballet me presione fiskale të jashtëzakonshme. Nga njëra anë kemi ulje të të ardhurave nga ana tjetër kemi nevojë për të rritur shpenzimet për sektorin e shëndetësisë  si dhe për të mbështetur bizneset dhe familjet në nevojë. Qeveria ka zgjedhur rrugën e duhur për të rritur deficitin, me qëllim përballimin e efekteve negative. Ne dimë që qeveria do të vijojë më planin e rindërtimit  që është shumë i nevojshem pas tërmetit. Ne e mbështesin këtë qasje, por kur normaliteti të rikthehet autoritetet duhet të sjellin borxhin në trajektore rënëse.

 

FMN mbeshtet paketën e qeverisë e cila në këtë fazë të parë është e fokusuar tek forcimi I sektorit të shëndetësisë , ndërsa prioriteti I dytë është mbështetja e të gjithë atyre familjeve dhe biznesve që u është vështirësuar jetesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *