Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i...

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë,...

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja e re...

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste të reja...

Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u...

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi i policisë...

Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, dalin pamje nga...

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që...

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është paga e...

Shefa krimesh, inspektorë e nënkomisar/ Rrumbullaku përjashton e pezullon disa punonjës policie për shkelje, mes tyre edhe Pashk Syziu

26 Tetor 17:54

Drejtori i Përgjithsëhëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtime dhe pezullime për pesë punonjës të policisë së shtetit me detyra të ndryshme dhe qarqe të ndryshme të vendit.

 

 

Ndër ta, i përjashtuar nga rradhët e Policisë është edhe shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit, Pashk Syziu.

 

 

Syziu u pezullua disa ditë më parë për shkelje të etikës të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrës.

 

 

Ai u akuzua pas konfliktit që bëri bujë në qytetin juglindor, midis Deizi Arapit dhe Marsel Buçit ku u dogjën disa automjete.

 

 

Të pezulluar nga detyra janë edhe; Inspektor B.Z, pjesë e “Shqiponjave’ në Dibër, inspektor P.M me detyrë ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, nënkomisar G.A me detyrë specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit dhe Inspektor me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare në Durrës.

 

 

Njoftimi:

Policia e Shtetit / Reagim në përputhje të plotë me ligjin, ndaj atyre punonjësve të Policisë që abuzojnë me detyrën, kryejnë vepra korruptive apo cënojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përmbushje të një prej prioriteteve të punës, për largimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të cilitdo që abuzon me detyrën, bazuar në hetimet e kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit, si dhe duke marrë shkas nga publikime në media dhe në rrjete sociale të ndryshme, ka marrë disa vendime për punonjës policie, në disa qarqe të vendit.

-Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.

-Inspektor B. Z., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij.

-Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.

-Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar me ashpërsi dhe pa kompromis, në zbatim të ligjit, cilindo punonjës policie që do të abuzojë me detyrën apo do të cënojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke kontribuar për të patur një Polici sa më të denjë, në shërbim të tyre.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit fton qytetarët që të mbështesin edhe më shumë Policinë, pasi ajo është në shërbim të tyre. Rastet e veçuara të veprimeve të paligjshme të disa punonjësve të Policisë nuk mund të përbaltin apo të njollosin imazhin, mundin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Përjashtime Pezullime Punonjës Policie rrumbullaku

Nga e njëjta kategori

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve zvicerane në Shqipëri

më shumë...

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë, karriera në mjekësi dhe titujt shkencorë

më shumë...

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja e re e Shëndetësisë

më shumë...

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi i policisë së Lezhës jep detaje mbi atentatin në Mirditë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:02

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

12:47

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës:...

12:44

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re...

12:36

Jo të gjithë marrin të njëjtin numër...

12:30

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja...

12:18

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste...

11:52

Trump i lumtur që princ Harry dhe...

11:46

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi...

11:41

Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, dalin...

11:33

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e...

11:24

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është...

11:20

Rama mesazh të prerë deputetëve: Vepër penale...

11:19

Vlorë/ Në gjendje të dehur bënte manovra...

11:15

Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja...

11:07

“Beteja jonë kryesore është me justifikimet”, Rama...

10:54

Zjarri në Ulëz përhapet me shpejtësi, flakët...

10:53

Argjentina ndalet në minutën e 10-të për...

10:52

Ç’po ndodh me Edon Zhegrovën, Juventus ndërmerr...

10:50

“Nuk duhet të krijojnë skenën e tyre...

10:41

“Çdo të premte, në orën 5 do...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.