Zevendes/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka nisur viziten zyrtare ne Tirane me takimin me kryeministrin Rama.

Ne oren 16.00 diplomati I larte amerikan ka hyre ne seline e kryeministrise dhe pjese e takimit me kryeministrin Rama kane qene edhe disa prej ministrave kryesore te qeverise.

Biseda ka zgjatur rreth 100 minuta por si kryeministri Rama ashtu edhe Zevendes/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Palmer kane zgjedhur te mos bejne komente per median. I vetmi informacion per takimin eshte percjelle nga lideri I mazhorances Rama nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale ne lidhje me biseden me diplomatin e larte amerikan.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, Matthew Palmer”

Vizita e zyrtarit te larte amerikan vjen ne nje moment krize per Shqiperine, pasi opozita ka djegur mandatet e ndodhet jashte institucioneve.

Pikërisht perfaqesuesit e opozites do te takoje te marten Zevendes/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Palmer.

Ne takime te veçanta ai do te bisedoje me kryetarin e PD, Basha dhe kryetaren e LSI, Kryemadhi; pjese e axhendes do te jete edhe takimi me presidentin e republikes Meta i cili eshte takimi i fundit qe Palmer do te zhvilloje gjate qëndrimit ne Tirane.

Nga ana tjeter Palmer do te kete edhe nje bisede me gazetaret ku pritet te qartësohen mesazhet qe sjell ne Tirane Zevendes/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *