Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

SHBA-të mund të ndërpresin mbështetjen ndaj Ukrainës në luftë, Donald Trump Jr.: Është më e korruptuar se Rusia

7 Dhjetor 16:50

Donald Trump mund të tërhiqet nga konflikti në Ukrainë, sipas deklaratave të djalit të tij të madh në një konferencë për Lindjen e Mesme.

Edhe pse Donald Trump Jr. nuk mban një pozicion zyrtar në administratën e babait të tij, ai mbetet figurë qendrore e lëvizjes MAGA dhe shpesh pasqyron mendimet e pjesës më konservatore të rrethit të Trump. Në fjalën e tij, ai kritikoi ashpër politikën e Ukrainës dhe drejtuesit e saj.

Trump Jr. i quajti “të korruptuar” oligarkët ukrainas, duke thënë se ata janë larguar nga vendi ndërsa “klasa punëtore” ka mbetur të luftojë. Ai akuzoi presidentin Volodymyr Zelensky se po e zgjat luftën për të shmangur humbjen në zgjedhjet e ardhshme dhe se mbështetja e vazhdueshme nga forcat e majta e ka shndërruar atë pothuajse në një “figurë të shenjtë”, ndërkohë që sipas tij Ukraina është “shumë më e korruptuar se Rusia”.

Sipas The Guardian, Trump Jr. kritikoi gjithashtu shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke argumentuar se sanksionet kundër Rusisë rritën çmimin e naftës dhe i mundësuan Moskës të financojë luftën. “Strategjia e Evropës është të presë derisa Rusia të falimentojë kjo nuk është strategji,” tha ai.

Duke iu rikthyer fushatës së vitit 2022, ai deklaroi se vetëm tre persona e panë luftën në Ukrainë si një çështje kryesore. Sipas tij, hyrja e drogës nga Venezuela është “një kërcënim shumë më i menjëhershëm” për SHBA sesa lufta në Ukrainë.

Trump Jr. po ashtu pretendoi, pa paraqitur prova, se këtë verë në Monako kishte vënë re që gjysma e veturave superluksoze, si Bugatti dhe Ferrari, mbanin targa ukrainase. “A mendoni se i kanë fituar në Ukrainë këto makina?” u shpreh ai me ironi.

I pyetur nëse është e mundur që Donald Trump i cili ka premtuar se do të sillte paqe në Ukrainë të tërhiqej krejtësisht nga konflikti nëse rizgjidhet, ai u përgjigj se kjo është e mundur, duke theksuar se i ati është “njëri prej politikanëve më të paparashikueshëm”. Sipas tij, SHBA nuk do të jetë më “budallai me çekun e hapur” në raport me ndihmën për Ukrainën.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
lufte Rusia Ukraina

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.