E shtunë, 31 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, serish protesta të dhunshme

Rikthehen tensionet në Milwoki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur qindra tubues kanë pushtuar rrugët në shenjë proteste ndaj vrasjes së 23-vjeçarit me ngjyre Silvi Smith nga policia. Pas përleshjes me forcat e rendit, dhjetëra persona janë arrestuar. Federalet njoftuan se gjatë tubimit ka patur dhe të shtëna me armë.
Por kryebashkiaku i Milwokit i ka bërë thirrje popullit amerikan të qetësohet pasi burime te policisë që konfirmohen edhe nga kamera e vendosur në trupin e efektivit që hapi zjarr bëjnë me dije se 23-vjeçari Smith ishte i armatosur rëndë dhe mund të mertë shumë jetë njerëzish. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se Smith kishte me shume municione se polici qe e qëlloi. Kohet e fundit ka patur disa protesta ne SHBA për shkak të vrasjeve dhe trajtimit që policia i ka bërë personave me ngjyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë