Serbia nuk do të anëtaresohet në Bashkimin Evropian derisa te njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ky ishte konkluzioni ne seancen degjimore ne kongresin amerikan qe kishte ne fokus Ballkanin Perendimor.

 

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën Eliot Engel tha se nese Serbia do që të ulet në tryezën e BE-së duhet të njohë Kosovën.

 

“ELIOT ENGEL

KRYETAR I KOMITETIT PËR PUNË TË JASHTME NË SHBA

Administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden duhet t’i rikrijojë marrëdhëniet me Kosovën në kushtet e saj, Kosova është e pavarur, kjo nuk do të ndryshojë dhe se nuk ka hapa prapa. Beogradi do të duhet të njohë Kosovën. Nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe e vendeve të Atlantikut të Veriut, ajo duhet ta heqë gardhin dhe të zgjedhë rrugën perëndimore.”

 

Në këtë seancë, ka folur edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila theksoi se Kosova duhet te këtë të gjitha të drejtat ligjore nderkombetare për të mbrojtur territorin e saj.

 

“MADELEINE ALBRIGHT

ISH-SEKRETARE  E SHTETIT NE SHBA

Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të integrojnë Ballkanin në organizatat perëndimore si Bashkimi Evropian dhe NATO në mënyrë që të sjellin paqe në një rajon që ka vuajtur nga luftërat etnike. Mosdashja e Serbisë për të njohur ish-provincën e saj të Kosovës si një vend të pavarur eshte nje nga ceshtjet kryesore që pengojnë atë qëllim. Kosova duhet te kete te gjitha të drejtat e ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur territorin e saj Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet vetos së Beogradit.”

 

Nuk ka vonuar reagimi i presidentit serb, aleksander vucic

 

“ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT NE SERBI

“Tani është e qartë se unë kisha të drejtë kur thashë se pasojat e zgjedjeve presedentale ne amerikë do të ishin të dukshme për serbinë. Shpresoj që administrata e re do të ketë një qëndrim dhe politikë tjetër me atë që u prezantua në Kongre.Ne do të kryejmë politikën tonë dhe do të kujdesemi për vendin tonë. Unë pres presione të mëdha rreth Kosovës, jo se kanë qënë më të lehta më parë, por tani do të veshtirësohen më shumë.Për të nënshkruar aktin e pavarësisë së Kosovës, unë do të merrja Çmimin Nobel për Paqen.”

 

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar në Uashington, në prezencën e presidentit amerikan, Donald Trump, nje marreveshje për të normalizuar raportet ekonomike. Prishtina dhe Beogradi kanë thënë se kjo marrëveshje do të zbatohet, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *