E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Rusia të ndalojë trysninë ndaj transportit në Detin Azov

Departamenti amerikan i Shtetit, i kërkon Rusisë që të ndalojë atë që e ka cilësuar “trysni ndaj transportit ndërkombëtar” në Detin Azov dhe Ngushticën Kerç, duke akuzuar Moskën për tentim të destabilizimit të Ukrainës.

 

Zëdhënësja e e këtij Departamenti, Heather Nauert  ka thënë se masat e Rusisë për të penguar transportet detare janë shembuj tjerë të fushatës së vazhdueshme për të destabilizuar Ukrainën, si dhe mosrespektim i normave ndërkombëtare.

 

Reklamë

Gjithashtu në reagimin e SHBA-së është theksuar se vazhdon të mbështesë sovanitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë edhe territorin ujor.

 

Rusia u ka ndaluar të paktën 16 anijeve komerciale që të arrijnë në portet ukrainase në javët e fundit, ka thënë ajo. Më 2016, Rusia ka prezantuar projektin 3.7 miliardë dollarësh për Urën në Krime, që lidh rajonin e pushtuar nga Ukraina me pjesën jugore të Rusisë.

 

Ky hap pati rezultuar me dënim dhe sanksione nga Kievi dhe Qeveritë Perëndimore kundër Rusisë./Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë