Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte...

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia,...

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me vlerësimet negative...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për...

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

SHBA pritet t’i jap fund mundësisë së Rusisë për të paguar investitorët ndërkombëtarë

25 Maj 22:35

Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë për të paguar borxhet e saj prej miliarda dollarësh ndaj investitorëve ndërkombëtarë të mërkurën, duke e bërë të pashmangshëm mospagimin e borxheve për Moskën, për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik.

 

Departamenti i Thesarit tha në një njoftim se nuk planifikon të rinovojë licencën për të lejuar Rusinë të vazhdojë të paguajë borxhet e saj përmes bankave amerikane.

 

Që nga raundet e para të sanksioneve ndaj Moskës, Departamenti i Thesarit u ka dhënë bankave licensa për të përpunuar pagesat e obiligimeve financiare nga Rusia. Afati i këtyre licensave skadon në mesnatën e 25 majit.

 

Administrata e Presidentit Biden kishte dhënë sinjale se ishte e gatshme të mos e zgjaste afatin e lincencave që e lejonin Rusinë të paguante borxhet e saj përmes bankave amerikane. Në një konferencë shtypi në takimin e ministrave të financave të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara në Koenigsvinter të Gjermanisë, javën e kaluar, Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha se ekzistonte mundësia “për të lejuar një afat kohor për një tranzicion të rregullt në mënyrë që investitorët të ishin në gjendje t’i shisnin letrat me vlerë”.

 

“Kjo kishte një kohë e kufizuar”, tha zonja Yellen.

Pa licencën për të përdorur bankat amerikane për të paguar borxhet e saj, Rusia nuk do të ketë aftësinë për të shlyer borxhet e marra nga investitorët ndërkombëtarë. Kremlini ka përdorur bankat amerikane JPMorgan Chase dhe Citigroup për të paguar detyrimet finanaciare.

 

Jay Auslander, avokat i borxhit të bonove të thesarit, i cili në të kaluarën është angazhuar në zgjidhjen e krizave të tjera të borxhit, si ajo në Argjentinë, tha se në këtë pikë shumica e investitorëve institucionalë mund të kenë shitur borxhin rus, duke e ditur se ky afat po vinte. Ata që ende mbajnë bono thesari te Rusisë janë investitorë të dëshpëruar, ose të gatshëm të presin për ta zgjidhur këtë çështje në vitet e ardhshme.

“Shumica që donin të hiqnin dorë nga borxhi rus tashmë e kanë bërë këtë. I vetmi problem është gjetja e blerësve”, tha ai.

 

Kremlini duket se ka parashikuar gjasat që Shtetet e Bashkuara nuk do të lejonin Rusinë të vazhdonte të paguante detyrimet e saj financiare përmes bankave amerikane. Ministria ruse e Financave pagoi dy detyrime financiare të premten për të shmangur skadimin e mundshëm të licencës më 25 maj.

 

Pagesat e radhës që Rusia do të duhet të bëjë për borxhet e saj, duhet të realizohen më 23 qershor. Ashtu si borxhet e tjera ruse, detyrimet kanë një periudhë pagimi prej 30 ditësh. Kështu që, nëse Rusia nuk gjen një mënyrë tjetër për të paguar borxhet deri më 23 qershor, në fund të korrikut, ajo duhet të deklarojë se nuk mund të paguajë borxhin. Kjo do të mund të shmangej nëse deri në atë kohë Rusia i jep fund sulmit ndaj Ukrainës sepse shumica e sanksioenve perëndimore janë të lidhura me luftën në Ukrainë. Por, në këtë moment kjo duket e pamundur.

 

Rusia nuk ka dështuar me pagesat e borxheve të saj ndërkombëtare që nga Revolucioni i vitit 1917, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia nuk arriti të paguante borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990 gjatë krizës financiare aziatike, por ishte në gjendje të rimëkëmbej nga ai falimentim përmes ndihmës ndërkombëtare./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
investitorët ndërkombëtarë munedi Pagese Rusi SHBA

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i ekonomisë në QUO VADIS

më shumë...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

më shumë...

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

më shumë...

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e...

10:25

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet...

10:21

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet...

10:12

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”,...

10:08

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e...

10:04

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me...

9:42

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t...

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.